Të martën, në ambientet e Institutit Albanologjik të Kosovës, historianët e mbledhur kanë konstatuar se UÇK-ja qe nevojë dhe domosdoshmëri e kohës kur edhe veproi.
Në sesionin shkencor të organizuar nga Instituti së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, të pranishmit ia kanë atribuuar UÇK-së meritat kryesore të Pavarësisë së Kosovës.
“Po të ishte për Ibrahim Rugovën dhe të tjerët që kishin qasjen politike për Kosovën, Pavarësia e Kosovës edhe tani kur flasim vështirë që do të ishte realizuar”, ka thënë historiani e ish-ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo./Gazeta Enigma/