Së paku 21 civilë, përfshirë dy fëmijë, u vranë nga një sulm ajror i ushtrisë ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi, tha sot Zyra e prokurorit rajonal.
Sulmi ndodhi të hënën vonë në një lagje të banuar, raporton Rel.
Trupat e viktimave u gjetën nga shërbimet e urgjencës herët të martën, tha Zyra e prokurorit.
Autoritetet ruse dhe ukrainase u pajtuan sot për hapjen e disa korridoreve humanitare, që do të mundësojnë evakuimin e civilëve.
Një korridor i tillë u hap edhe në qytetin Sumi, i cili ndodhet rreth 350 kilometra në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. / Gazeta Enigma.