Drita – Gjilani: Statistikat e ndeshjeve kampionale pasluftës mes dy rivalëve të qytetit – Kush do ta triumfojë derbin 39-të?

Drita – Gjilani: Statistikat e ndeshjeve kampionale pasluftës mes dy rivalëve të qytetit – Kush do ta triumfojë derbin 39-të?

Mesjava është e rezervuar për derbin më të zjarrtë në Superligën e Kosovës në  futboll.

Në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, Drita dhe Gjilani do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së 24-të, shkruan Gazeta Enigma.

Dy skuadra gjilanase sa herë që janë përballur mes vete kanë dhuruar spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre “Skifterat” dhe “Intelektualët” janë përkujdesur për atmosferën e hatashme në tribuna.

Mëkati më i madh është që ky derbi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit i cili nuk është në gjendjen e duhur pasi që punimet janë duke vazhduar aty.

Ndeshja e ditës së enjte është e 39-ta kampionale mes rivalëve lokal dhe do të drejtohet nga gjyqtari më i mirë kosovar, Dardan Caka me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve kampionale, ku ka marrë 14 fitore, kurse Gjilani ka shënuar 12 fitore dhe gjithashtu 12 ndeshje tjera kanë përfunduar pa fitues.

Gazeta Enigma ua sjellë historikun e ndeshjeve kampionale të pasluftës:

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës:

1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rezultat zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luante);
2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;

2003/04: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani bojkotoi Superligën;
2004/05: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani ishte në ligen e parë;
2005/06: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
2006/07: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
2009/10: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligen e parë;
2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2
2012/13: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
2013/14: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
2014/15: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1 2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1 2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 3-1, Gjilani – Drita 0-0
2019/20: Gjilani – Drita 0-1, Drita – Gjilani 2-0, Drita – Gjilani 0-2
2020/21: Drita – Gjilani 0-0, Gjilani – Drita 2-3, Drita – Gjilani 2-0, Gjilani – Drita 1-1

2021/22: Drita – Gjilani 0-2, Gjilani – Drita 1-0

Ndeshjet mes dy skuadrave në kampionat:

Drita: 14 fitore
Gjilani: 12 fitore
Barazime: 12 ndeshje

Kujtojmë që këtë sezon skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka triumfuar dy herë ndaj Dritës.

SC Gjilani aktualisht zë vendin  e dytë me 46 pikë të grumbulluara, kurse Drita renditet në vendin e tretë me pesë pikë më pak se rivalët.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles