Ish-mësimdhënësi i lëndës së Mbrojtjes për 25 vite kërkon që kjo lëndë të kthehet nëpër shkolla

Ish-mësimdhënësi i lëndës së Mbrojtjes për 25 vite kërkon që kjo lëndë të kthehet nëpër shkolla

Ish-mësuesi nga Prizreni, Isa Morina e ligjëroi lëndën e Mbrojtjes në shkolla për 25 vite radhazi, duke i mësuar nxënësit në shkolla prej klasës së shtatë e deri në shkollën e mesme.

88-vjeçari në një intervistë për Gazetën Enigma, ka rrëfyer se si ka qenë kurrikula dhe çka i ka mësuar nxënësit në detaje.

Ai tregon se cilat ishin mësimet bazike në lëndën e Mbrojtjes për nxënësit e klasës së shtatë.

“Së pari kanë qenë klasët e shtata dhe teta të ciklit të ulët të shkollës fillore, shtata dhe e teta e kanë pasur për detyrë dhënien e ndihmës së parë. Në ndihmën e parë hyjnë disa elemente ushtarake, për shembull po i marrim të plagosurit, dhënia e ndihmës së parë, lidhja me fasha, ndalimi i rrjedhjes së gjakut, nëse i ka këmbët ose krahun e lënduar, shtrihet njeriu pa i lëvizur këmbët djathtas, majtas, poshtë, lartë, vetëm tërhiqet drejt që t’i bie këmba ose krahu në vend të vet”, rrëfen Isa Morina nga Prizreni.

“Pastaj ndërtohet një llojë kreveti lëvizëse në raste emergjente, pasi në mal nuk ki drrasa me veti, ia vendos një copë druni, anash, një përfundi edhe e lidh me fasha, këmba, krahu ose shpinda nuk lëvizin, rrinë drejt”, vazhdon rrëfimi i tij.

Ndërsa nxënësit e klasës së tetë kishin më shumë përgjegjësi për shkak të moshës së tyre. Ata i bartinin të lënduarit me barela dhe i dërgonin në vende të mshefta.

“Të klasës së tetë janë më të rritur më të fortë, ata e kapin e bartin dhe e dërgojnë në baza për shërim të cilat zakonisht janë vende të fshehta.  Klasa e shtatë dhe tetë e ka pasur edhe dhënien e ndihmës për t’u mbrojtur nga disa helme ushtarake, vishen nxënësit i kemi pasur rrobat nëpër shkolla i kemi pasur dorëzat, sepse janë helma nervor, lotësjellës, helmat që të bëjnë me u kollit me të zbulu. Qato helme kur e kapin ushtarin nuk është në gjendje me kap pushkën e me luftu”, tregon Morina i cili zbulon se nxënësit po ashtu kanë mësuar se si të mbrohen nga helmet ushtarake.

Po ashtu, nxënësve të cilëve iu ligjërohet në shkolla lënda e Mbrojtjes në kohë lufte mund ta luajnë rolin e informatorit duke treguar për pozicionimin e armikut.

“Pastaj lajmërimi, nxënësit e luajnë rolin në luftë si postier, nxënësit tanë kanë bartur bukë e ujë, ushtria serbe që ka qenë një ushtri fashiste nuk kanë mundur ta zbulojnë këtë gjë. Po ashtu fëmijët e luajnë edhe rolin e informatorit duke treguar për pozicionimin e armikut”, tregon Isa Morina.

Gjërat ndryshojnë për nxënësit në shkollën e mesme dhe në fakultet, pasi ndryshon kurrikula e ligjëratave në lëndën e Mbrojtjes. Nxënësit e këtij niveli përgatiten psiqikisht, ushtrojnë me pushkë të vërteta dhe e mësojnë montinimin e minave.

“Po flasi për shkollën e mesme, shkollën e lartë dhe fakultetin. Ata i përdorin armët, së pari përgatiten përgatiten psiqikisht, mos me qenë frikac, me qenë trim i shpejt, Ai i merr armët mësohet si me u bë qitës i mirë edhe në ata të klasës së shtatë dhe tetë bëjnë ushtërime me armë, por me pushkë ajrore”.

“Klasët e shkollës së mesme kanë montuar mina, janë 74 lloje të minave. Këta stilolapsat që i kemi ne që shufra brenda, shufra mbushet me barut, stilolapsi e ka sustën lartë. Kur ta shtypësh stilolapsi pëlset edhe t’i këput gishtat. Këto llojë të minave lihen nëpër zyre të oficerve”, vazhdon rrëfimi i ish-oficerit në Kroaci.

“Pastaj me pushkë të vërteta, gjuajtjet i bënim në një poligon në Prizren, më nxënësit e shkollës së mesme. Kur ta vendosin pushkën në krahor mirë me e shtrengu, kondakti ta then krahorin. Pastaj e kemi mësu zhdukja e tankeve, vendosjen e minave, dobëtsitë e takneve, përparësit e tankeve. Tanket janë mjete shumë të vështira luftarake”, tregon ai.

Isa Morina ishte koordinator ushtarak në UÇK në zonën e Pashtrikut, tregon i mërzitur se shumë djem e vajza të reja janë vrarë në luftë për shkak se nuk kanë ditur t’i përdorin armët.

“Mjerisht gjatë luftës në Kosovë na kanë shku dom shumë djemë e çika të reja dëm për shkak se nuk kanë ditur pushkën me e përdor. Me zemër e me shpirt ka luftu ai, por ka mbet në luftë. Na kemi sot profesor e mjekë, nuk e dinë se çka është pushka, nuk e dinë se çka është revolja nuk dinë me përdor”, tregon ai i mërzitur.

Dy herë brenda vitit Isa Morina me ligjëruesit e tjerë të lëndës së Mbrojtjes i vizitonin kazermat ushtarake për me i pa se si funksionon ato dhe si mundnin t’i rrëzonin në rast lufte.

“Dy herë në vit i kemi pasur vizitat në kazermat ushtarake me ligj edhe program me i pa armët e reja e shikojshim se qysh funksionon helikopteri, qysh mbushet me municion dhe qysh mundesh me e rrëzu”, tregon ai.

Isa Morina tregon ekskluzivisht për Gazetën Enigma se si ushtarët e UÇK-së kishin ra në prita të serbve të cilët kanë përfundaur të vrarë. Ai thotë se 45 dëshmor janë vra në Pashtrik duke mos i ditur rregullat ushtarake.

“Po ta marrë një shembull, ushtarët i kanë rrobat maskuese në të gjitha stinët që i përngjajnë borës, kashtës, barit e dushkut. Serbët janë masku me rroba të bardha e vendin e tyre strehimor e kanë mbushur me borë. Ushtarët tanë janë ra në pritë t’u mos ditë se ata kanë qenë të maskuar. Në Pashtrik janë 45 dëshmor që janë vra t’u mos i ditë rregullat ushtarake. Një person kur e kryen këtë shkollë është i përgatitur për tërë jetën”, ka rrëfyer Isa Morina.

Mësuesi i lëndës së Mbrojtjes thotë se një nxënës që e mban këtë lëndë është i gatshëm për çdo gjë, bile ai e cilëson si gabim të madh nga Qeveria e Kosovës që nuk është funksionalizuar kjo lëndë.

“Një nxënës që e mban lëndën e Mbrojtjes në shkolla është i gatshëm për tërë jetën për çdo gjë. Gabimi më i madh në Kosovë pas luftës është që nuk ka funksionu kjo lëndë”, thotë ai.

Morina insiston se se Kosova është vonuar në futjen e kësaj lënde në shkolla. Përkundër moshës, ai shprehet i gatshëm që është i gatshëm t’i mësoj nxënësit kosovar.

“Ne si Kosovë jemi vonu shumë deri tani që nuk e kemi fut lendën e mbrojtjes në shkolla. Unë jam në gjendje kudo që kërkohet, jam instruktor dhe profesor i mbrojtjes. Jam i gatshëm kudo që ka nevojë. Ne e kemi një plan që ta formojmë fakultetin e mbrojtjes. Ne e kemi akademinë ushtarake, po mësojnë vetëm ushtarakët që janë të rregullët që marrin rrogë. Prandaj futja e lëndës së mbrojtjes në shkolla është më se e nevojshme, kurrë nuk është vonë”, thotë ai./GazetaEnigma/

Related Articles