Është arrestuar një person nga Gjakova pasi kishte bashkëjetuar me viktimën femër nën moshën 16 vjeçare, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas mjekëve ajo ishte shtatzënë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjakovë dhe sipas mjekëve ajo ishte shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në raport.