Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Shkaqet për vdekjen e tij ende nuk dihen.
Ndryshe, ai ishte kryetar i Istogut për mandate radhazi 2010-2020.
Rugova ishte aktualisht kryetar i degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm. /Gazeta Enigma/.