Ngritja e çmimeve: Osmani kërkon mbështetje nga SHBA-të

Ngritja e çmimeve: Osmani kërkon mbështetje nga SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të enjte ka pritur në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë nga ndikimet në ekonomi dhe në fushën e sigurisë nga lufta në Ukrainë.

Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Ajo gjithashtu potencoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit me NATO-n duke marrë parasysh synimin legjitim të Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës veri-atlantike, programit të Partneriteti për Paqe dhe Kartës së Adriatikut./Gazeta Enigma/

Related Articles