Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që qytetarët nuk duhet të shqetësohen, pasi ka mjaftueshëm vaj.
Kurti gjatë vizitës në një fabrikë të vajit në Gjilan, ka thënë që në Kosovë kemi edhe rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar e që pas përpunimit “mjafton për një muaj konsum normal”.
“Në stoqe, i kanë rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar i cili pas përpunimit do të mjaftojë për rreth një muaj për konsumin që ekziston në Kosovë. Pra, është lajm për të gjithë qytetarët që tashmë kemi vaj të papërpunuar që do të përpunohet dhe do të mjaftojë për konsumin rreth një muaj”.
“Gjatë këtij muaji, ne do të angazhohemi që të gjejmë burime të lëndës së parë të vajit të papërpunuar me shtetet mike dhe aletatë tanë, në mënyrë që në Kosovë të vijë vaji papërpunuar i cili mund të përpunohet dhe të mos ketë mungesa në vendin tonë”, tha ai./Gazeta Enigma/