Derbi i ‘Anamoravës’ mes Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Gjilani në minutën e 20-të me Shend Kelmendin.
Ilir Blakçorri e barazoi rezutlatin në minutën e 54-të duke shfrytëzuar një huti të mbrojtjes së Gjilanit.
Në minutën e 90+7 Drita mbeti me një lojtar më pak pasi Ardian Cuculi u përjashtua me karton të kuq pas prjekjes së topit me dorë.
Pas këtij barazimi Gjilani mbetet në vendin e dytë me 47 pikë.
Ndërsa, Drita pozicionohet në vendin e tretë me 42 pikë./GazetaEnigma/