Reagon Prokuroria e Shtetit: Do të ndërmerren veprime ndaj atyre që rritën çmimet në mënyrë të padrejtë

Reagon Prokuroria e Shtetit: Do të ndërmerren veprime ndaj atyre që rritën çmimet në mënyrë të padrejtë

Pas ngritjes enorme të çmimit të konsumit të përgjithshëm, veçmas vajit ushqimor, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste në treg.

Ngritja enorme e çmimeve të vajit ushqimor brenda natës ka nxitur reagime nga institucionet dhe qytetarët.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë, thuhet në njoftim

Për ngritjen e çmimit të vajit ka pasur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët edhe kanë kritikuar ashpër institucionet për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve.

Related Articles