Forcat ruse rrëmbyen kryetarin e një komune ukrainase, reagon ashpër Zelensky

Forcat ruse rrëmbyen kryetarin e një komune ukrainase, reagon ashpër Zelensky

Presidenti ukrainas Vlodomyr Zelensky bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Ivan Fedorov, kryetarit të qytetit të rrethuar të Melitopolit, i cili u arrestua nga forca të armatosura ruse të premten.

Në një fjalim video të shtunën, Zelensky tha se “dje okupatorët rrëmbyen kryetarin e bashkisë së Melitopolit, publiku kërkon lirimin e tij”.

“Kërkesa jonë është e thjeshtë, lirimi i tij i menjëhershëm”, ka thënë i pari i Ukrainësx.

Menjëherë pas ndalimit të Fedorov, prokurori rajonal i Luhansk i mbështetur nga Rusia pretendoi se kryebashkiaku kishte kryer vepra terrorizmi dhe ishte nën hetim.

Zelensky tha se kishte folur me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Izraelit për të siguruar lirimin e kryebashkiakut Fedorov.

Related Articles