Protesta para zyrës së Edi Ramës, fermeri: Fëmijët tanë të pijnë qumështin tonë, jo të serbit

Protesta para zyrës së Edi Ramës, fermeri: Fëmijët tanë të pijnë qumështin tonë, jo të serbit

Ditën e sotme përpara kryeministrisë po zhvillohet protesta e paralajmëruar. Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre për rritjen abuzive të çmimeve të ushqimeve dhe të karburantëve në vendin tonë.  

Ndër personat që mbajtën fjalën në shesh është edhe fermeri Ervin Resuli i cili ka kërkuar ndihmën nga qeveria.

“Ku është paketa e ndihmës per fermeret? Ku është ministrja që bën foto? Fëmijët tanë duhet të konsumojnë qumështin tonë, dhe jo ate që bie Serbia. Mbështesni fermerët, ky është vetëm fillimi. Nuk ka të ndaluar nëse nuk dëgjoni zërin e prodhuesve, të shqiptarëve që gjenden në këtë shtet. Të gjithë të bashkuar, Shqipëria e para!”, tha fermeri.

Mes protestuesve është edhe aktori Flor Binaj, i cili i ka bërë thirrje të gjithë artistëve në Shqipëri të bashkohen në protestë për të ardhmen e fëmijëve.

“Unë jam kritikuar shumë se kam qenë ndër të vetmit artistë që kam dal të protestojë. Do doja shumë që ashtu si na u bashkua Marin Mema të na baashkohen shum figura publike në Shqipëria”, tha Flori.

Më tej ai zbuloi se nuk është  vetëm, por sot në protestë ka ardhur edhe Xhoda, me të cilin janë një dyshe e pandarë përmes roleve të “Babait e djalit”.

“Jam pjesë e kësaj proteste se kjo është pjesë e popullit, ashtu si shoku im i ftoj artistë të dalin.

Jam këtu pjesë e kësaj proteste për të gjithë ata pensionistë që nuk ndezin dot kaloriferin se kanë frikë se i rritet energjia elektrike. Për të gjithë ata që kanë frikë të hipin në urban se i është rritur bileta. Për të gjithë prindërit tanë që kanë luftuar shumë po s’kanë marrë asgjë”, u shpreh Xhoda.

Related Articles