Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Mot stabil në ditët e ardhshme, shumë ftohtë e me ngrica në fundjavë. Javën e ardhshme temperaturat në rritje, parashikon “Prishtina Weather”.

Në ditët e para të javës do të mbajë mot i kthjellët, e me diell gjatë ditës. Përgjatë mëngjesit me ngrica.  Të mërkurën do të ketë shtim të vransirave, e më vonë në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Datat:

13.03 – Kryesisht me diell, ditën edhe vransira kalimtare.  Në mëngjes ngrica.

14.03 – Kthjellët dhe me diell.  Ngrica orëve të mëngjesit.

15.03 – Kthjellët dhe me diell.  Orëve të mëngjesit ngrica.

16.03 – Vransira dhe intervale me diell.  Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat mjaft të ulëta në fundjavë, e më pas nga e hëna në rritje.  Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielen, e të martën e mërkurën në 11C e 13C.

Erërat do të fryjnë me intenzitet mesatare nga verilindja ditën e shtunë 5-10m/s, e ditëve vijuese drejtimesh më të ndryshme të lehta 1-4m/s.

Shtypja atmosferike në rritje shumë lart mbi vlera normale.

Related Articles