Munishi: Jemi skuadra më e dëmtuar në Superligë dhe jemi duke luftuar për trofe dhe rekorde

Munishi: Jemi skuadra më e dëmtuar në Superligë dhe jemi duke luftuar për trofe dhe rekorde

Ka përfunduar edhe xhiroja e 25 në Superligën e Kosovës në futboll.

Në derbin e luajtur sot në Gjilan mes Gjilanit dhe Llapit, ndeshja ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 1-1, shkruan Gazeta Enigma.

Të parët që kaluan në epërsi ishin skuadra mysafire me futbollistin meksikan, Riviera. Kurse, Gjilani barazoi në fund të ndeshjes me futbollistin më në formë, Shend Kelmendin.

Kjo ndeshje u shoqëruar me tensione të shumta pas përfundimit të ndeshjes.

Tashmë ka reaguar edhe kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se Gjilani është skuadra më e dëmtuar në Superligë.

“Vazhdojmë të mbetemi skuadra më e dëmtuar në Superligë dhe njëherit duke synuar trofetë dhe rekordet”, ka shkruar Munishi.

Gjilani aktualisht zë vendin e dytë me 48 pikë të mbledhura, tri më pak se lideri, Ballkani.

/Gazeta Enigma/

Related Articles