Një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën.
Kështuë kanë njoftuar shërbimet e urgjencës ukrainase, derisa rishikuan numrin e të vrarëve dhe të plagosurve si rezultat i bombardimeve të një ndërtese banimi në një periferi të Kyivit të hënën.
“Si rezultat i granatimeve të armikut midis ndërtesave të banimit pesë dhe 10-katëshe, një zjarr shpërtheu në dy apartamente në katin e tretë dhe të katërt të një ndërtese banimi 5-katëshe”, thanë shërbimet e shpëtimit.
Shërbimet e urgjencës shpëtuan 15 persona dhe 63 u evakuuan pasi një predhë goditi katin e nëntë të një ndërtese banimi në lagjen Obolon, në periferi të Kyivit.
Zjarri u shua ndërsa peracionet e kërkimit vazhdojnë.
Ndërkohë, sulmet ajrore ruse goditën edhe një bazë të madhe ushtarake pranë qytetit perëndimor të Lvivit, duke vrarë 35 persona dhe duke i lënë më shumë se 130 në spital, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në të gjithë Ukrainën.