Pas Meksikës është përfshirë edhe Maroku nga dhuna mes tifozëve. FAR Rabat u mposht 0-2 nga Maghreb Fez në duelin për një biletë për në raundin e 1/8-ve në Kupën e Marokut.
Ultrasit kryeqytetas, të zemëruar nga humbja dhe eliminimi i ekipit të tyre të zemrës, kanë zbritur në fushë duke kanë nisur të sulmojnë sektorin e tifozëve miq.
Sherr i dhunshëm është regjistruar mes dy tifozerive, teksa nuk ka munguar as përplasja me forcat policore, që kanë arrestuar 160 tifozë, nga të cilët 90 janë minoren.
Kaos i madh dhe skena horror në stadiumin “Moulay-Abdellah”, aty ku nuk kanë munguar thikat dhe goditjet me gurë. Ndërkohë, nga aktet e dhunës janë plagosur 103 policë dhe 57 tifozë.
Në Marok ka pak që është lejuar rikthimi i tifozëve bë stadium, pasi në dy vitet e fundit ndeshjet janë luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë.