Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në vazhdimin e seancës plenare të enjten ka prezantuar para deputetëve projekt-kodin civil, shkruan Gazeta Enigma.
Haxhiu tha se është krijuar një grup punues në të cilin bëjnë pjesë shoqëria civile, ku theksojë se kanë tetë punëtori.
Ndër të tjera shtojë se në këtë Projekt Kod është adresuar pasuria e bashkëshortëve në martesë, të drejtat e fëmijëve.
“Kemi themeluar një grup punues për ti shtjelluar komentet që nuk janë pranuar më herët. Aty bëjnë pjesë shoqëria civile, ku kemi mbajtur tetë punëtori. Është adresuar pasuria e bashkëshortëve në martesë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, fejesa dhe pasuria bashkëshortore. Projektkodi përbëhet nga pesë libra.
Projektkodi është në frymë me Kushtetutën dhe në direktivat e BE. Çështjet kryesore është regjimi pasuror i bashkëshortëve, ku kodi civil i trajton të barabartë dhe nuk ka asnjë diskriminim. Në rast të divorcit, Gjykatat do të ndajë pasurinë në mënyrë të barabarta, pavarësisht se sa kanë kontribuuar të dytë. Me këtë projektkod martesa do të lejohet vetëm mbi moshën 18 vjeç”.