Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët që të flasin hapur për kodin e ri civil, ku përfshihen edhe martesat mes gjinive të njëjta dhe duke kërkuar që të niset edhe debat për këtë çështje që “mund edhe të mos i pëlqejë dikujt”.
“Ajo çfarë s’po kuptoj është që po kërkoni qëndrimet tona dhe ne po i japim dhe në anën tjetër s’po e jepni qëndrimin tuaj. Duhet ta thoni hapur qëndrimin dhe ju si deputetë të Kuvendit të Kosovës e keni për obligim ta thoni hapur qëndrimin, Kuvendi s’është pazar”, ka thënë Haxhiu.
Ajo tha se si Ministri e kanë për obligim që të hartojnë kodin civil dhe se kanë pasë kërkesë edhe nga Zyra e Bashkimit Europian.