Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media të dërguar në orën 11:30 kanë konfirmuar se kryeminstri Albin Kurti do ta takojë delegacionin e Shtëpisë së Bardhë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj. Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftim.