Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion sot me ndeshjet e xhiros së 26-të.
Në program janë tri ndeshje mjaftë interesante, ku spikat ballafaqimi i cili pritet të luhet në Malishevë, shkruan Gazeta Enigma.
Malisheva do t’i bëj konak skuadrës së Gjilanit e cila po lufton këtë sezon për titullin kampion.
Interesant pritet të jetë dueli në Podujeve, ku skuadra e Llapit do përballet me Dukagjinin e Klinës.
Tjetra ndeshja zhvillohet në Drenas mes Feronikelit dhe Ulpianës.
Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 13:00.
/GAZETA ENIGMA/