Situata me grurin, në fshatrat e Prishtinës nuk është e mirë si pasojë e shtrenjtimit të lëndës së parë për mbjellje.
Bujqit sivjet po ankohen që 250 përqind ka rritje të çmimit krahasuar me 2021-n. Andaj në mbjelljet e reja do t’i reduktojnë mbjelljet e grurit.
Ekspertët po rekomandojnë që politikat e subvencioneve të ndryshojnë.
E nga sindikatat thonë që çështja e drithërave, sidomos në Prishtinë duhet të trajtohet.