Një 32-vjeçar është arrestuar të dielën rreth orës 11 në Shtime, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Enigma.
“Policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32-vjeçare, i cili në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij me inicialet A.V (F/K) e moshës 27-vjeçare. Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Gazeta Enigma/