Giresse i Kosovës me deklaratë interesante: Derën nuk ia mbylli askujt

Giresse i Kosovës me deklaratë interesante: Derën nuk ia mbylli askujt

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, është duke e mbajtur konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore.

Giresse të premtën e kaluar publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar dhe sot në këtë konferencë do të flet për dy sfidat e tij të para si përzgjedhës i Kosovës.

Trajneri Giresse ka zbuluar edhe arsyen e mungesës së futbollistëve nga Superliga e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.

“Derën nuk ia mbylli askujt. Mirëpo gjithmonë varet nga situata dhe janë probleme që duhet të rregulluar. Varësisht prej rastit kemi me tentuar që t’i rregullojmë problemet, dera nuk është e mbyllur për askënd”, tha Giresse.

Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.

Më 29 mars, në Cyrih, poashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.

Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.

/Gazeta Enigma/

Related Articles