Një 96-vjeçar, që ka mbijetuar i kampeve të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është vrarë gjatë një sulmi me bombë në qytetin ukrainas, Kharkiv.
Boris Romantschenko, i mbijetuar i Holokaustit, ka vdekur të premten, pasi shtëpia e tij u godit nga një projectile.
Kështu njoftoi mbesa e tij.
Ai ka qenë pjesë e disa kampeve të koncentrimit, gjatë Luftë së Dytë Botërore, ndërsa fondacionet e krijuara në kujtim të atyre kampeve, kanë reaguar pas vrasjes së tij.
Romantschenko është njohur për fushatën që ai e ka bërë, për t’u mos harruar krimet e Nazistëve.
Kharkivi është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe ai ka qenë prej caqeve kryesore të bombardimeve, prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.