OKB: Mbi 900 civilë janë vrarë që prej fillimit të luftës në Ukrainë

OKB: Mbi 900 civilë janë vrarë që prej fillimit të luftës në Ukrainë

Zyra për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) e Kombeve të Bashkuara tha se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, 26 ditë më parë, ka regjistruar 2,421 viktima civile.

Sipas njoftimit, që i referohen të dhënave deri në mesnatën e 20 marsit, UHCHR tha se ka regjistruar 925 të vrarë dhe 1,496 të plagosur.

Numri real i viktimave vlerësohet të jetë më i lartë, teksa Ukraina ka raportuar për mijëra civilë të vrarë.

Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë thënë se pothuajse 3.5 milionë ukrainas janë larguar nga shteti që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, nga dhjetë milionë persona që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. / Gazeta Enigma.

Related Articles