Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të vdekjes nga COVID.
Ndërsa, nga 940 testime, 41 prej tyre rezultojnë pozitiv me COVID, derisa 29 pacientë janë shëruar.
Kosova ka 641 raste aktive, ndërsa pozitiviteti i rasteve është 4.22 përqind. /Gazeta Enigma/.