Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar për qeverisjen Kurti II për gjatë këtij viti.
Haradinaj tha se dështimet e Kurtit dhe premtimet që ka shkelur gjatë këtyre 12 muajve.
“Dështimet e njeriut që i ka shkelur premtimet e veta e që është distancuar nga populli”, ka shkruar Haradinaj.
1. Dështimi në miratimin e ligjit të pagave, 2. Dështimi në fushën e energjisë, 3. Kapja e bordeve dhe institucioneve të pavarura, 4. Menaxhimi i keq i pandemisë, 5. Vazhdimi i dialogut pa koncept me Serbinë. Dialog i nivelit teknik nga i cili Kosova nuk përfiton asgjë, 6. Menaxhimi jo profesional i situatave të sigurisë të krijuara në veri, 7. Dhënia e dhjetëra tenderëve njëburimor, që është shndërruar në model të korrupsionit”.
“8. Dështimet në politikën e jashtme Mos anëtarësimi i Kosovës në asnjërën prej organizatave ndërkombëtare, mungesa e njohjeve, tërheqja e ambasadorëve pa asnjë shpjegim dhe lënja bosh e vendit të tyre për muaj të tërë. Plus skandale të njëpasnjëshme, 9. Qëndrimi i tij për luftën për liri dhe njëjtësimi i arkivave të Serbisë që kanë mijëra dosje të krimeve monstruoze kundër shqiptarëve me arkivat që nuk ekzistojnë të UÇK-së, 10. Fushata sistematike institucionale kundër fjalës së lirë, mediave dhe gazetarëve. Margaritari i fundit i kësaj fushate është deklarata e shefit të stafit të kryeministrit, se si disa media janë ndërmarrje të kriminalizuara, 11. Dështimet në garantimin e pavarësisë së gjyqësorit. /Gazeta Enigma/.