Ardian Bujupi me fanellë të Rilindjës nga Prishtina bëhet viral së bashku me futbollistët e Bayern Munich

Ardian Bujupi me fanellë të Rilindjës nga Prishtina bëhet viral së bashku me futbollistët e Bayern Munich

Futbollistët e Bayern Munich, Joshua Kimmich dhe Serge Gnabry kanë konkurruar mes vete në sfidën “Copy the Penalty”.

Në këtë sfidë kanë marrë pjesë shumë fytyra të njohura, njëri ndër ta ishte edhe artisti i njohur kosovar, Ardian Bujupi, shkruan Gazeta Enigma.

Këngëtari i cili jeton në Gjermani ishte mysafir tek klubi kryeqytetas, KF Rilindja, ku përmes kësaj sfide u paraqit me veshmbathjet e këtij klubi.

Klubi e ka falënderuar këngëtarin duke shkruar se gjithmonë është i mirëseardhur në shtëpinë e tij.

Më poshtë e gjeni sfidën, ndërsa ekzekutimin e Bujupit e gjeni tek minuta 9:26 /Gazeta Enigma/  

Related Articles