Futbollisti Adrian Bajrami, i cili është lindur dhe rritur në Zvicër tashmë ka marrë një vendim madhor për karrierën e tij.
Ai ka zgjedhur të luajë për kombëtaren e shqiptare.
Bajrami në një intervistë për gazetën zvicerane Blick tha se e ka zgjdhur Shqipërinë se është shqiptar.
19 vjeçari shtoi se vendimin e mori me gjithë zemër.
Futbollisti i Benficas hoqi dorë nga kategoria U-19 e Zvicrës.
“Unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër, ku i kalova disa vite në futbollin zviceran. Por, tash jam në ekipin e të rinjve të Benficas dhe e zgjodha Shqipërinë, sepse jam shqiptar”.
Deri të hënën Federata e Futbollit zviceran ishte mundur ta bindte 19 vjeçarin.
Si model, ai e ka marrë një tjetër mbrojtës shqiptar që i zgjodhi Kuqezinjtë.
“Modeli im është Berat Gjimshiti, por edhe të tjerët janë mjaft të mirë. Unë definitivisht mund të mësoj shumë nga ta. Lojtarët që kanë luajtur ose që luajnë në Zvicër, mbi të gjitha Emir Lenjani e Berat Gjimshiti, më kanë afruar me ekipin dhe m’i kanë bërë gjërat më të lehta. Unë jam në garë për të luajtur në ekipin A të Shqipërisë”.