Gramoz Vokrri reagon pas refuzimit të kandidaturës për kryetar të FFK-së

Gramoz Vokrri reagon pas refuzimit të kandidaturës për kryetar të FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka njoftuar se Komisioni ka verifikuar nënshkrimet e deponuara nga dy kandidatët për kryetar, Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri.

Sipas Komisionit, ky i fundit është konstatuar se nuk i ka nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar për të parin e shtëpisë së futbollit kosovar.

Kësisoj, Agim Ademi që është edhe kryetar aktual i FFK-së, është kandidati i vetëm për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës për katërvjeçarin e ardhshëm.

Gramoz Vokrri në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se nënshkrimet e tij kanë qenë publike prej ditës kur ka dërguar ato në selinë e FFK-së.

Sipas djalit të legjendës, Fadil Vokrrit, kjo është tendencë për të eliminuar konkurrencën.

“Nënshkrimet e mia kanë qenë publike prej ditës së parë. Unë ua kam dorëzuar nga një kopje disa prej mediumeve që kanë qenë prezent aty. Kjo tregon një tendencë të qartë për të eliminuar çdo llojë konkurence dhe çdo llojë fryme demokratike të këtij procesi. Tash jam në pritje ta lexojë deri në fund vendimin dhe të konsulltohem me ndonjë jurist për hapat e mëtutjeshëm”, deklaroi Gramoz Vokrri.

Kujtojmë se Kuvendi Zgjedhor për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës pritet të mbahet më 6 prill.

Related Articles