Një dron 2 metra bie në lagjen Bair të Mitrovicës

Një dron me një madhësi rreth 2 metrash, pa asnjë shenjë identifikuese ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se zona është bllokuar nga Policia e Kosovës dhe deminuesit.

Kujtojmë se ditë më parë, në kryeqytetin kroat, në Zagreb, kishte rënë një dron i ngjashem, i cili ishte prodhim sovjetik.

Rasti ende nuk është konfirmuar nga Policia.

Related Articles