Një dron pa asnjë shenjë identifikuese ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, derisa këta të fundit kanë njoftuar se e kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes.
Mirëpo, në lidhje me këtë ska folur edhe personi i cili e pa ngjarjen, dhe vlen të theksohet se droni kishte rënë në oborr të shtëpisë së tij.
Ai tha se krahët e dronit ishin rreth 3 metra e gjysmë.
“Së pari droni e ka godit ballkonin. E kena pa, prek me duar, e kena kontrollu. I kanë shkru do numra, por jo naj flamur a kështu. Krahët i ka pasë 3 e gjysmë metra. E ka pasë një zhurmë. Ndërkohë ia kemi heqë baterinë edhe u ndalë’’, ka thënë ky banor.
Ndryshe, nga burimet e JepiZë mësohet se droni i cili është rrëzuar i takon KFOR-it. /Gazeta Enigma/.