Futbolli ukrainas është pezulluar prej fillimit të luftës me Rusinë.
Gjendja në Ukrainë është mjaftë e rëndë nga luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës.
Shumica e klubeve në Europë janë solidarizuar me futbollistët ukrainas duke i ofruar ndihmë në mënyra të ndryshme.
Një gjë të tillë ka shprehur dëshirën ta bëjë edhe klubi i FC Ferizajt i cili garon në Ligën e Parë.
Ferizaj ka njoftuar se i kanë ofruar Federatës së Futbollit të Ukrainës strehimin e 5 futbollistëve me familjet e tyre nga Ukraina.
“Klubi ynë solidarizohet me Ukrainën, përkatësisht futbollin Ukrainas. Kryetari i bordit të klubit, Lulzim Abazi, ka dërguar një email drejtuar Federatës së Futbollit të Ukrainës, në mënyrë solidarizimi përshkak të luftës e cila po zhvilohet në shtetin e Ukrainës. Poashtu njoftimin me email ua kemi dërguar shtëpive të mëdha të futbollit, FIFA-s dhe UEFA-s, dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.Klubi yne i ka ofruar Federatës së Futbollit të Ukrainës se mund të siguroj strehim në Kosovë për 5 futbollistë me familjet e tyre nga Ukraina deri ne përmisimin e gjendjes në shtetin e tyre. Kjo është në shenjë solidarizimi me kolegët tanë nga i njejti sport në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e klubit të futbollit FC Ferizaj./Gazeta Enigma/