28 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

28 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19.

Në këto 24 orë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 540.

Në total numri i rasteve aktive është 654, raporton Gazeta Enigma.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 237 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.149 doza të vaksinës.

Deri më sot 819 mijë e 971 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 99 mije e 743 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Gazeta Enigma/

Related Articles