Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë takimit me homologun polak Andrzej Duda, ka thënë se paqja në Evropë është e lidhur direkt me stabilitetin në ShBA.
Ai tha se aftësia e Amerikës për të përmbushur rolin e sa në pjesë të tjera të botës mbështet në një Evropë të bashkuar e të sigurt.
“Ne kemi mësuar nga përvoja e hidhur në dy luftëra botërore, kur kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Evropë”, tha Biden, shkruan CNN.
Biden tha gjithashtu se ai dhe udhëheqësit e ShBA-së e shohin nenin 5 të NATO-s si “një angazhim të shenjtë”.
Kujtojmë se meni 5 është parimi që një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve.
Tutje, i pari i Shteteve të Bashkuara th se presidenti rus, Vladimir Putin, mendonte se do t’i ndante vendet anëtare të NATO-s me pushtimin e Ukrainës.
“Kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë moment, që ndryshon botën është që vendet e NATO-s duhet të qëndrojnë tërësisht ë bashkuara. Nuk ka ndarje në pikëpamjet tona. Çfarëdo që bëjmë, e bëjmë njëzëri”, ka thënë Biden. /Gazeta Enigma/