Pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore pas dy ditëve.
Kosova do të përballet me Zvicrën më 29 mars, në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.
Gazeta e njohur zvicerane “Blick” e ka cilësuar këtë përballje si “vëllazërore”.
“Dueli i vëllezërve: Zvicër vs Kosovë”, thuhet në njërën prej ballinave të kësaj gazete.
Kujtojmë se te Zvicra janë tre futbollistë me origjinë nga Kosova; Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri. Të tre këta futbollistë janë të ftuar për ndeshjen ndaj “Dardanëve”.
Ndryshe, ndeshja Zvicër – Kosovë do të luhet nga ora 18:00.