Kaq persona ishin në momentin kur autobusi në Veternik u përfshi në flakë

Kaq persona ishin në momentin kur autobusi në Veternik u përfshi në flakë

Një autobus i kompanisë “24 Yjet”, që qarkullon në drejtimin “Hajvali -Prishtinë” dhe anasjelltas, u dogj sot rreth orës 17 e 30 në Veternik.

Sipas burimeve, në momentin kur autobusi ka marrë flakë, brenda kanë qenë 15 -16 persona. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk janë lënduar.

Djegia e autobusit ka shkaktuar edhe më shumë shqetësime për shkak se ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti. Autobusi me dy seksione, i djeguar kryesisht në pjesën e prapme, nuk është larguar së paku deri në ora 20:00 duke shkaktuar kolona në Veternik në një ditë të diel.

Ndërsa dy orë pasi ka ndodhur aksidenti Policia ka dhënë detaje për incidentin./Gazeta Enigma/

Related Articles