Një grua është arrestuar pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vajzën e saj në Malishevë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka njoftuar se si pasojë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”. / Gazeta Enigma.