Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Po ashtu janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 591. / Gazeta Enigma.