Zhurma e deputetëve për miratimin për Ligjin e Pagave, duket se po has në vesh të shurdhër, anipse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati premtuar se më 31 mars do të miratohet ky ligj.
Madje, për këtë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, gjatë seancës së sotme të Kuvendit tha se Qeveria ka kohë vetëm edhe disa orë për miratimin e këtij ligji.
Ndërsa, deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selamanaj tha për Gazetën Enigma se miratimi për Ligjin e Pagave nuk do të ndodhë sot.
“Nuk e besoj që do të miratohet sot, por ajo që është e rëndësishme se qeveria me një punë të mirë ta analizojë mirë atë dokument dhe drafti që shkon në Kuvend ta merr miratimin e vet dhe të jetë funksional”, tha ai.
Selmanaj thotë se që duhet të adresohet me shpejtësi çështja e Ligjit të Pagave, sepse sipas tijnë Kosovë duhet të ketë një sistem funksional dhe të drejtë të shpërndarjes së pagave për të gjitha sektoret publike
Ai tutje shton se në bazë të informative jozyrtare që i ka LDK-ja, nuk është punuar dhe kontrolluar aq sa duhet.
“Por, informatat që i emi jozyrtarisht është se nuk është punu siç duhet dhe nuk është kontrolluar aq sa duhet dhe duket se nuk ka pasur një punë serioze për ta adresuar këtë problematik e cila ka kohë që po e mundon ta merr administratën publike në Kosovë dhe gjithë sektorin public që financohet nga ana e shtetit”, ka theksuar ai.
Deputeti Selmanaj do të ishte bëfasuar nëse vërtet kjo qeveri do të respektonte oraret që qeveria i ka ndërmarr.
“Nuk do të bëfasohesha asnjëherë në mos punën e kësaj qeverie, përkundrazi do të befasohesha nëse vërtet do të respektonte oraret”.
Perndryshe, sipas Selmanajt këta po dëshmojnë çdo ditë e më shumë se janë të paaftë për të qeverisur vendin,janë të paaftë për të adresuar çështjet të cilat vet i kanë hartuar.
Ai shton se kjo Qeveri shpesh herë vepron edhe në kundërshtim me pëlqimet e tyre elektorale dhe programore që i kanë pasur.
Ndryshe, Kurti pati thënë se hartimi i këtij dokumenti nuk është i lehtë dhe nuk duhet nxituar. Mirëpo, sipas tij ky projektligj do të zgjidhë problemet thelbësore të pagave dhe nuk do të jetë në kundërshtim me Kushtetën e vendit. /Gazeta Enigma/.