Skuadra e Gjilanit ka reaguar para pak çastesh në rrjetin e tyre social, Facebook, ku shprehin keqardhje për incidentin e ndodhur në fundin e takimit ndaj Ballkanit, ku portieri kundërshtar Stivi Frashëri u godit nga disa individë, e më pas edhe u dërgua në spital me urgjencë.
SC Gjilani potencon se reagimi ishte i dobët nga Policia e Kosovës, me ç’rast erdhi edhe tek lëndimi i portierit Frashëri.
Klubi gjilanas i kërkon falje publike Ballkanit dhe i garanton se ky akt i shëmtuar nuk do t’i dëmtojë raportet që kanë klubet. /Gazeta Enigma/