Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur gjenocid vrasjen e civilëve nëpër rrugët e Bucha, në veriperëndim të Kievit.
Ai tha se Ukraina ka më shumë se 100 nacionalitete, dhe se me këtë po bëhet fjalë për shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive.
“Kjo po ndodh në Evropën e shekullit 21. Pra, kjo është torturë për të gjithë kombin”, ka thënë Zelensky, shkruan CNN.
Tutje, ai tha se Ukraina nuk dëshiron të jetë e nënshtruar ndaj politikës së Rusisë dhe se sipas tij, kjo “është arsyeja që ne po shkatërrohemi e shfarosemi”./Gazeta Enigma/