Pas incidentit të sotëm në stadiumin e Gjilanit, ku u sulmua fizikisht, Stivi Frashëri, portier i skuadrës suharekase, FC Ballkani, nesër pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Sportit, përmes një reagimi në të cilin dënon ashpër këtë sulm, ndërsa portierit nga klubi suharekas, i urojnë shërim të shpejtë.
”Për ditën e nesërme kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit.
Portierit Stivi Frashëri i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Sportit./Gazeta Enigma/