Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi po i publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në këtë vend.
Deri më tani sipas këtij komisioni janë numëruar 20,61 për qind të votave.
Nga ky rezultat prin lista “Së bashku mundemi” e Aleksandar Vuçiqit.
Pas tij vjen kryeministri aktual i Serbisë Ivica Daçiq, i cili ka marrë deri më tani 12.55 për qind.
“Të bashkuar për fitoren e Serbisë” e udhëhequr nga Marinka Tepiq, ka marrë 8.54 për qind të votave.
Alternativa për Ndryshime- Alternativa Demokratike Shqiptare sipas rezultateve preliminare ka marrë 0.23 për qind të votave ndërsa Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës 0.5 për qind të votave./Gazeta Enigma/