Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, ka thënë se Serbia do të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, por se do të vazhdojnë me politikën e neutralitetit ushtarak.
Këto deklarata, kreu i partisë SNS, që deri më tani ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale i bëri përpara mediave, teksa shtoi se neutraliteti ushtarak është i rëndësishëm si për BE-në, ashtu edhe për ShbA-të.
“Ne duhet të shohim se cfarë do të bëjmë për naftën. Negociatat për gazin do të vazhdojnë. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, ajo që është e rëndësishme si për evropianët ashtu edhe për rusët e amerikanët është se ne do ta vazhdojmë politikën e neutralitetit ushtarak që ka marrë mbështetje dhe nuk do të anëtarësohemi në asnjë aleancë ushtarake”, është shprehur Vuçiq, shkruan Tanjug.
Deri më tani, në bazë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Serbi, në garën presidenciale, kreu i SNS, Aleksandar Vuçiq ka marr mbi 65 për qind të votave të numëruar./Gazeta Enigma/