Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me punën dhe të arriturat e saj brenda një viti.
Osmani theksoi se viti i kaluar po aq sa ka qenë i veçantë po kaq është karakterizuar nga shumë sfida lokale e globale, njofton Klankosova.tv.
Ajo tutje u shpreh se gjatë vitit të kaluar është angazhuar në tri çështje të rëndësishme: “fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri, ndërgjegjësimi dhe adresimi i sfidave me të cilat përballen fëmijët me nevoja të veçanta dhe rritjen e vetëdijes mbi kërcënimet që i kanosen shëndetit tonë si rezultat i shkatërrimit të ambientit”.
“Sot bëhen një vit që kam marrë detyrën si presidente e Republikës, si rezultat i besimit tuaj historik dhe vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë viti i kaluar po aq sa ka qenë i veçantë po kaq është karakterizuar nga shumë sfida lokale e globale pandemia dhe efektet e saj kriza energjetike, e deri tek zhvillimet e fundit të sigurisë në kontinentin evropian na kanë dëshmuar se në sfida të përmasave të tilla vetëm bashkëpunimi besimi dhe komunikimi na mundësojnë të vazhdojmë përpara“, është shprehur Osmani.
“Kosova është sot një kontribuuese aktive dhe një anëtare e respektuar e komunitetit ndërkombëtar. Si udhëheqëse e politikës së jashtme kam punuar ditë pas dite për të siguruar që të përfaqësohemi me dinjitet dhe me krenari në çdo cep të botës”, shtoi ajo.
“Në këtë rrugëtim fokusi ynë kryesor ka qenë përmbushja e synimeve tona shtetërore të përqendruara në forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me shtete mike anë e mbanë botës”.
“Si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kam punuar me përkushtim, për të forcuar më tej interesin dhe sigurinë kombëtare të Republikës sonë”.
“Përveç forcimit të pozitës sonë ndërkombëtare dhe forcimit të shtetit të së drejtës këtë vit jam angazhuar për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim me ju në tri çështje të rëndësishme: fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri, ndërgjegjësimi dhe adresimi i sfidave me të cilat përballen fëmijët me nevoja të veçanta dhe rritjen e vetëdijes mbi kërcënimet që i kanosen shëndetit tonë si rezultat i shkatërrimit të ambientit”.
“Për katër vitet e ardhshme do të vazhdoj të punojë: për ta udhëhequr politikën tonë të jashtme dhe për të dëshmuar në botë se Kosovës është më shumë se sa dinamikat e përditshme politike, por është një vend paqedashës e me demokraci dinamike, për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në Kosovë dhe funksionimin kushtetues institucioneve, për të promovuar Kosovën si vend të gatshëm dhe të duhur për investimet e huaja, me diversitet në potencialin ekonomik”./Gazeta Enigma/