Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë të martëështë takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovë, Agron Llugaliu, shkruan Gazeta Enigma.
“Dogana jonë, krahas rolit kyç në ekonominë, ka rol të jashtëzakonshëm edhe në sigurinë e vendit”, ka shkruar Mehaj.
Këtë e ka bërë të ditur vet Mehaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Në takimin e sotëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliun, diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinsitucional dhe sfidat aktuale”.
Tutje Mehaj ka theksuar se kërcënimet dhe rreziqet e sigurisë janë komplekse.
“Gjithashtu, ishim të një qëndrimi se në kohët bashkëkohore edhe sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e sigurisë janë komplekse, prandaj edhe kërkojnë qasje nga niveli i sistemit të integruar të sigurisë, krahas qasjes brenda përgjegjësive në fushat tona sektoriale”, thuhett në njoftimin e tij./Gazeta Enigma/