Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s arrijnë në Kosovë për të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s arrijnë në Kosovë për të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës nesër do të mbajë Kuvendin Zgjedhor më gjashtë prill. Kandidat i vetëm për të karrigen e të parit të FFK-së është vetëm Agim Ademi, pasi kundër-kandidati Gramoz Vokrri nuk arriti të certifikojë nënshkrimet e tij për të garuar.

Dy përfaqësues të UEFA-s dhe dy përfaqësues të FIFA-s kanë arritur në Kosovë.

Ata do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor të FFK-së dhe do t’i drejtohen delegatëve të Kuvendit me nga një fjalë rasti.

Punimet e Kuvendit do të mbahen nesër në selinë e FFK-së në orën 11:00.

/Gazeta Enigma/

Related Articles