Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme para tifozëve të vet, në ‘Etihad’.
Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të marrë fitore minimale 1:0 përballë Atletico Madrid.
‘Citizens’ dominuan qysh nga minuta e parë, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e ‘Rojiblancos’ deri në minutën e 70’.
Zëvendësimet produktive të Pep Guardiola bënë ndryshimin. Phil Foden theu mbrojtjen e Atleti me një pas të bukur për Kevin De Bruyne. Belgu dërgoi topin në rrjetë dhe i dha epërsinë Cityt.
Deri në fund, City administroi mirë takimin dhe mori fitore të madhe para ndeshjes së kthimit që luhet në ‘Wanda Metropolitano’.