Nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri ka propozuar kryesinë e punës në Kuvendin zgjedhor, propozim që është votuar nga të gjithë delegatët e pranishëm.
Krahas nënkryetarit Burri dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të përgjithshëm Taulant Hodaj, në kryesi të punës janë përfshirë edhe delegatët Enver Duriqi, Labinot Ibrahimi e Naim Ferizi. Pas kësaj, kryesuesi Enver Duriqi ka udhëhequr mbledhjen duke propozuar edhe komisionin verifikues dhe proces mbajtësin. Të gjitha propozimet e kryesisë së punës janë miratuar nga 43 delegatët e pranishëm. Të gjithë ishin pro, nuk pati asnjë kundërshtim apo abstenim.